LAJMI I FUNDIT:

Situata e Baccas te Milani mund të ndryshojë

Situata e Baccas te Milani mund të ndryshojë

Agjenti i Carlos Baccas ka deklaruar se për momentin lojtari është i kënaqur e Milani, por nëse ofertat vijnë, situata mund të ndryshojë.

Sulmuesi ka qenë pranë kalimit te West Hami për 30 milionë euro gjatë verës, por nuk u pajtua për kushtet personale.


Ai në mënyrë konstante është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe sipas agjentit të tij, nëse oferta e duhur vjen, nuk ka pse lojtari të mos transferohet.

Lajmet e fundit nga Transferimet e Lojtarëve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet e Lojtarëve

“Carlos është një sulmues që në këtë moment s’ka çmim”.

“Natyrisht ka shumë oferta për të dhe nëse do të vazhdojë kështu, ai do të vlejë mbi 30 milionë euro”.

“Ai është i kënaqur te Milani dhe Milani është i lumtur që e ka në ekip, por nëse ofertat interesante do të vijnë, atëherë situata do të ndryshojë”, potencoi agjenti Sergio Barila për gazetën kolumbiane El Heraldo. /Telegrafi/