LAJMI I FUNDIT:

Sistemi amerikan del më dobët se sistemi finlandez në arsim

Sistemi amerikan del më dobët se sistemi finlandez në arsim

Business Insider e vlerëson sistemin arsimor finlandez më mirë se atë amerikan.

Sipas Business Insider Finlanda është një vend inovativ kur bëhet fjalë për arsimin, dhe inovacioni në arsim po jep rezultate. Është vazhdimisht një nga vendet me zhvillim më të lartë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), një mjet i rëndësishëm për matjen e sistemeve të arsimit në mbarë botën.


Finlandezët vlerësojnë shumë kohën e lirë  për fëmijët dhe mundësinë që ata të luajnë. Sipas ligjit, mësuesit duhet t’u japin nxënësve një pushim prej 15 minutash për çdo 45 minuta të mësimit. Është një histori tjetër në SHBA ku fëmijët zakonisht marrin më pak se gjysmë ore pushim çdo ditë.

A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?
Lexo po ashtu A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?

Studentët finlandezë i nënshtrohen vetëm një testi të standardizuar gjatë gjithë shkollimit fillor dhe të mesëm. Në të kundërt, SHBA-ja, e drejtuar nga mandatet e “No Child Left Behind” dhe “Common Core”, kërkon që studentët në klasën e tretë deri në klasën e tetë t’u nënshtrohen testeve vjetore të standardizuara për të përcjellë performancën e tyre. Kritikët pretendojnë se testimi i vazhdueshëm nuk i bën nxënësit më të mençur, por në vend të kësaj krijon një mjedis stresues në shkolla.

Në sistemin finlandez mësuesi fokusohet te nxënësi e jo nxënësi te mësuesi
Lexo po ashtu Në sistemin finlandez mësuesi fokusohet te nxënësi e jo nxënësi te mësuesi

Karen Magee, kryetari i bashkimit më të madh të mësuesve në Nju Jork, shkoi aq larg sa t’i nxiste prindërit të bojkotonin testet e standardizuara kohët e fundit. Testi finlandez, i quajtur “National Matriculation Examination”, i mbajtur në fund të shkollës së mesme, vlerësohet nga mësuesit, jo nga kompjuterat dhe sistemi  i digjitalizuar. /Telegrafi/

Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze
Lexo po ashtu Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori