LAJMI I FUNDIT:

Sistem me telekomandë për të mbuluar targat e veturës (Video)

Sistem me telekomandë për të mbuluar targat e veturës (Video)

Joshua Concepcion-West nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar një sistem të telekomanduar, që mbulon targat e veturës me material varësisht nga nevoja.

Shoferi 27-vjeçar, për një kohë të konsiderueshme i ka errësuar tabelat, kur ka dashur të shpejtojë dhe të mos bie në radar apo kamera të sigurisë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kësaj i ka ardhur fundi kur një njësit policorë, e kanë parë atë teksa mbyllte këtë pjesë të Honda Civic derisa ishte duke udhëtuar nëpër autostradë.

Megjithëse një punim shumë i zgjuar, ai do të merr dënim të rëndë nën akuzën për fshehjen e të dhënave gjatë udhëtimit.

Sidoqoftë, ai nuk dyshohet të jetë i përfshirë në ndonjë vepër kriminale, prej së cilës ka ikur duke i fshehur targat. /Telegrafi/