LAJMI I FUNDIT:

Sipas rezultateve jozyrtare: VV parti me më së shumti deputetë, LDK e dyta, PDK e treta!

Sipas rezultateve jozyrtare: VV parti me më së shumti deputetë, LDK e dyta, PDK e treta!

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë zgjedhur si fituese koalicionin PDK-AAK-Nisma. Mirëpo, nga rezultatet e deritashme, del se PDK është partia e tretë për nga numri i deputetëve.

PDK ka arritur të sigurojë 21 deputetë, AAK i ka 10, ndërsa Nisma për Kosovën siguroi tetë deputetë.


Deputetët e mundshëm të PAN-it: PDK – 21 deputetë; AAK – 10; NISMA – 8; LB – 0!? (Foto)
Lexo po ashtu Deputetët e mundshëm të PAN-it: PDK – 21 deputetë; AAK – 10; NISMA – 8; LB – 0!? (Foto)

Lidhja Demokratike, radhitet si partia e dytët në zgjedhje, pasi që ka siguruar 24 deputet. Nga lista e saj e koalicionit, AKR ka katër deputetë, ndërsa Alternativa i ka dy.

Lista me 30 kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa?! (Foto)
Lexo po ashtu Lista me 30 kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa?! (Foto)

Ndërkaq, VV është partia e cila e vetme do t’i ketë 31 deputetë.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, krijuan një situatë të vështirë rreth formimit të qeverisë së re pasi asnjë koalicion apo parti politike nuk doli fituese bindëse./Telegrafi/