LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e ”Jugohrom” kërkon edhe një takim me kryeministrin Zoran Zaev

Sindikata e ”Jugohrom” kërkon edhe një takim me kryeministrin Zoran Zaev

Sindikata e kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” kërkon një takim të dytë me kryeministrin Zoran Zaev, pasi që, sipas tyre, nuk është realizuar asgjë nga takimi i parë, i mbajtur më 18 qershor.

Sindikata kërkon të dhëna nga kryeministri për çështjen e kombinatit me arsyetimin se janë në trysni nga të punësuarit të cilët kërkojnë të organizojnë protesta.


Kërkesat e tyre tashmë dihen, pra të lëshohen në përdorim furat e nxemjes dhe njëkohësisht të vendoset edhe sistemi i filtrimit.

Përndryshe, më 31 tetor, Inspektoriati i Mjedisit Jetësor mori vendim për ta ndaluar punën e kombinatit, për mosrespektim të afatit të vendosjes së sistemit të filtrimit./Telegrafi/