LAJMI I FUNDIT:

Simulim i përmbytjeve në rrethinën e Shkupit

Simulim i përmbytjeve në rrethinën e Shkupit

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit sot do të mbajë stërvitje simuluese në kuadër të projektit ‘Rikuperimi i hershëm nga katastrofa elementare-Përmbytje’, i mbështetur nga Kryqi i Kuq i Austrisë dhe Agjencia Zhvillimore autriake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stërvitja do të mbahet në SHF ’25 Maji’ në Hasanbeg si një nga gjashtë shkollat e përfshira me projektin. Stërvitja do të realizohet nga anëtarët e ekipit të Gatishmërisë dhe reagimit gjatë katastrofave, ndërsa do të simulohet evakuim nga zjarri dhe tërmeti për nxënësit dhe kuadrin mësimdhënës nga mjedisi shkollor në lokacion të sigurt. Përmes teleferikut të improvizuar dhe një balone do të evakuohen një pjesë e nxënësve të lënduar në pajtueshmëri me planin intern për reagim gjatë katastrofave elementare, njofton AIM.

Stërvitja mbahet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e gatishmërisë dhe reagimit në kohë gjatë fatkeqësive elementare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori