LAJMI I FUNDIT:

Simiq i jep shpresë Ramush Haradinajt

Simiq i jep shpresë Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj ndonëse pretendon se tashmë i ka 61 votat e nevojshme të deputetëve për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës, ligjvënësit minoritarë ende nuk janë me një zë për ta votuar kandidatin e koalicionit PAN për shef të ri të Qeverisë.

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë për “Zërin” se ende nuk kanë biseduar me asnjërën nga partitë shqiptare për koalicion paszgjedhor, por ai është treguar i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Simiq nuk ka treguar nëse Lista Serbe do ta përkrahë kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinajn.

“Lista Serbe nuk ka mbajtur konsultime me asnjë përfaqësues politik shqiptar. Ne fillimisht presim që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi për t’u formuar dhe për të marrë çdo gjë që na takon ne në komisionet parlamentare si grup parlamentar i mirorganizuar dhe i fortë. Ne jemi të gatshëm të marrin pjesë në konsultime politike me përfaqësuesit e partive shqiptare, në mënyrë që të vendosim për qëndrimet dhe për perspektivat politike. Sigurisht kjo është në interesin tonë që institucionet sa më shpejt të jetë e mundur të fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe ne presim që partitë shqiptare të kuptojnë se pa një prani të fortë të Serbisë në procesin politik ne nuk mund të kemi vlera evropiane institucionale, sociale dhe standarde në Kosovë”, ka deklaruar Simiq.

Edhe Etem Afiri, nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka treguar se megjithëse janë të ftuar nga pretenduesit për kryeministër, akoma nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë Haradinajn për kryeministër apo jo.

“Përderisa jemi të ftuar nga partitë politike dhe ata pretendues për kryeministër do të bisedojmë, do të marrim një vendim nga kryesia e partisë. Tash për tash akoma nuk e di se nga do të shkoj vota ime. Si parti akoma nuk kemi vendosur nëse do ta përkrahim apo jo”, tha ai për “Zërin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori