LAJMI I FUNDIT:

Simeone refuzon të flasë për skuadrat e Ligës Premier

Simeone refuzon të flasë për skuadrat e Ligës Premier

Diego Simeone insiston se fokusi i tij është në përplasjen e La Ligas, ku Atletico Madridit luan ndaj Malagas të shtunën, më tepër se një të ardhme në Ligën Premier.

Duke shkëlqyer si trajner në Vicente Calderon, Simeone ka qenë rregullisht i lidhur me një kalim në Angli, në sezonet e fundit, por deri më tani ka qëndruar i angazhuar me skuadrën spanjolle.


Edhe pse thashethemet vazhdojnë, argjentinasi nuk do të shpërqendrohet, pasi dëshiron të rikthehet me Atleticon pas humbjes nga Sevilla.

Simeone zgjidhet trajneri i sezonit në La Liga
Lexo po ashtu Simeone zgjidhet trajneri i sezonit në La Liga

“Unë jam duke menduar vetëm për Malagan. Ju do të përpiqeni për të më bërë mua të flas për ligën angleze, por nuk e di të ardhmen dhe çfarë do të ndodhë”, ka thënë Simeone në konferencën për shtyp, përcjell Telegrafi.

“Është një kampionat konkurrues, por ajo që unë jam duke menduar tani është vetëm ndeshja e nesërme ndaj Malagas”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/