0Shares

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, është i ngazëllyer me dy golat e tij në fitoren ndaj Fulhamit.

Spanjolli kishte shënuar vetëm një gol më herët këtë sezon dhe rikthimi i fundit në formë i ka dhënë Cityt një shtytje, pasi skuadra humbi Yaya Touren për Kupën Afrikane të Kombeve.

“Ishte mrekulli të shënova dy gola dhe kam pas mundësinë për të tretin, për hat-trick, por nuk arrita ta bëj kontaktin aq të mirë sa dëshirova. Por janë pikët për skuadrën ato që janë vërtet të rëndësishme”.

“Ishte një ndeshje e mirë, e rëndësishme ishte që nxorëm tre pikë dhe shtuan presionin në United”, ka thënë Silva. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)