LAJMI I FUNDIT:

Po të mos ishte shoferi, Tesla me autopilot do të bënte ndeshje (Video)

Po të mos ishte shoferi, Tesla me autopilot do të bënte ndeshje (Video)

Tesla Model S ka qenë duke lëvizur me autopilot, kur papritmas një makinë Ford i ka hyrë në rrugë.

Vetura që ishte duke u vetëvozitur, nuk ka ndaluar si duhet për çka është dashur të intervenonte shoferi që ta nxjerrte në shiritin tjetër, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast nuk i është lënë faji softuerit të veturës, meqë ishte moment i papritshëm dhe i paevitueshëm.

“Sistemi i vetëvozitjes ende nuk e ka intuitën e njeriut. Duhet të kuptohet që shoferi duhet gjithmonë të përcjell rrugën”, kanë komentuar njohës të auto pilotimit. /Telegrafi/