LAJMI I FUNDIT:

Sikur BMW Z3 M mos të hiqej nga prodhimi, tani mund ta kishte këtë pamje të mahnitshme (Foto)

Sikur BMW Z3 M mos të hiqej nga prodhimi, tani mund ta kishte këtë pamje të mahnitshme (Foto)

Esa Mustonen nga Franca, e ka dizajnuar formën se si do të dukej sot BMW Z3 M, sikur mos të hiqej nga prodhimi më 2002.

Duke u bazuar në format që kanë veturat e reja, linjat dhe mundësitë e aerodinamikës, është rikrijuar kjo kupe që ka qenë shumë e pëlqyer, transmeton Telegrafi.


Me vetëm gjashtëmijë njësi të lëshuara në treg, ka pasur shumë interesim për këtë linjë,që BMW nuk e ka rikthyer më kurrë.

Përmes këtyre imazheve, del se sikur Z3 M të kthehej do të ishte rivale me modelet më të kërkuara së fundmi. /Telegrafi/