LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina kampion i Kosovës në basketboll (Foto/Video)

Sigal Prishtina kampion i Kosovës në basketboll (Foto/Video)

Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe fitoren e tretë kundër Bashkimit në serinë finale të ‘play-offit’ për t’u shpallur kampion i Superligës së Kosovës në basketboll për sezonin 2016/2017.

Bashkimi e kishte fituar ndeshjen e parë në kryeqytet dhe pastaj i humbi dy takime rresht, ndërsa të mërkurën mbrëma pësoi edhe humbjen e tretë në “Sezai Surroi” me rezultat 73-64.


Skuadra mysafire luajti më mirë në çerekun e parë, në të cilin shënoi katër pikë më shumë se vendasit (14:17).

Nikoqirët u angazhuan më shumë në çerekun e dytë duke arritur në një moment që ta barazonin rezultatin dhe të kalonin në epërsi.

Megjithatë, basketbollistët e klubit kryeqytetas u kthyen në sekondat e fundit për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë (33-33).

Loja e ngushtë vazhdoi edhe në fraksionin e tretë ndërmjet dy skuadrave, megjithëse kryeqytetasit ishin më të mirë në këtë çerek (11:14).

Sigal Prishtina vazhdoi ta shtonte epërsinë në fraksionin e fundit të lojës duke iu shmangur gjithnjë e më shumë kundërshtarit dhe në fund ia doli të triumfojë (73-64).

Theksojmë se kjo është hera e 12-të që nga paslufta që Prishtina shpallet kampion në elitën e basketbollit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Bashkimi nuk e ka fituar kurrë titullin, ndërsa kjo ishte finalja e dytë në të cilën mori pjesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori