LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina e do titullin, Bashkimi kërkon ta barazojë serinë finale

Sigal Prishtina e do titullin, Bashkimi kërkon ta barazojë serinë finale
-->

Sonte (e mërkurë) në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të ‘play-offit’ të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra kryeqytetase është në avantazh prej 2-1 ndaj ekipit nga Prizreni, ashtu që më fitore eventuale do të shpallet kampion për të 12-tën herë që nga paslufta.

Për Sigal Prishtinën, njëherësh ky mund të jetë trofeu i dytë i sezonit pas Kupës së Kosovës duke e mundur në finale ekipin e Pejës.

Ndërkaq, në rast se triumfon Bashkimi, atëherë do të barazohet seria finale (në 2-2), ashtu që fituesi do të përcaktohet në përballjen e pestë finale në kryeqytet dhe atëherë do të përcaktohet fituesi i titullit të kampionit për edicionin 2016/2017.

(Prishtina/Facebook)

Që nga paslufta, Bashkimi asnjëherë nuk e ka fituar titullin e kampionit, ndërsa kjo është finalja e dytë në të cilën luan.

Palestra “Sezai Surroi” pritet të jetë e stërmbushur me tifozë nga të dyja palët, të cilët do të kujdesen për atmosferën e ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori