LAJMI I FUNDIT:

Si u masakrua me thikë dhe u dogj teknologu i Ballshit

Si u masakrua me thikë dhe u dogj teknologu i Ballshit

Punonjësi i uzinës së naftës në Ballsh u masakrua dhe më pas iu vu flaka. Krimi makabër u zbardh nga ekspertiza mjekoligjore, pas gjetjes së trupit të pajetë të teknologut të uzinës, Shefo Duraj, 57 vjeç.

Ai u denoncua i zhdukur prej datës 14 nëntor, por u gjet pas 15 ditësh në brendësi të pyllit të fshatit Kalenjë, ku ishte banor. Fillimisht, Policia e Fierit deklaroi se Duraj kishte vdekur në rrethana aksidentale, por u desh ekspertiza që të zbardhej se bëhej fjalë për një krim të mirëfilltë dhe të mirëpërgatitur. Burime nga Policia e Fierit thanë dje se Duraj ishte goditur me mjete të forta fillimisht e më pas me thikë.


Ndërkohë, duket se autorët e kanë neutralizuar, duke e qëlluar në kokë 57-vjeçarin e më pas e kanë qëlluar me thikë. Mjekët ligjorë konstatuan edhe faktin se vrasësit kanë dashur ta djegin trupin e viktimës për të humbur çdo gjurmë, kjo pasi në trup janë konstatuar djegie të shkallës së parë.

Të gjitha këto prova kanë hapur dosjen hetimore për të zbuluar një vrasje me dashje, me paramendim, duke rrëzuar plotësisht dyshimet e para për vdekje aksidentale. Shefo Duraj, i cili punonte prej 20 vitesh në uzinën e naftës në Ballsh, u zhduk papritur pas përfundimit të turnit të tretë.

Ai kishte konsumuar kafe me miq para punës, duke mos shfaqur asnjë shqetësim. Më pas, ai ka shkuar në punë dhe pasi ka përfunduar turnin ka marrë rrugën për në shtëpi.

Në rrethana ende mister, ai është përballur me autorët, të cilët e kanë qëlluar për vdekje. Për gati dy javë, familjarët e kërkuan njeriun e tyre, bashkë me policinë, por asnjë gjurmë e tij nuk u gjet deri më 29 nëntor. Atë ditë, një bari i zonës zbuloi trupin thuajse të dekompozuar të personit të zhdukur, i cili u identifikua nga familja.

Zyrtarisht, Policia e Fierit deklaroi atë ditë se “nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e jashtme e kufomës, e cila rezulton e dekompozuar, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale”, duke hedhur dhe pistën se Duraj mund të ishte rrëzuar duke përplasur kokën në ndonjë gur. Edhe pse viktima kishte shenja në kokë, nuk u bë e ditur pista e hetimit për vrasje të 57-vjeçarit.

Aktualisht, policia është përballë çështjes së një vrasjeje me paramendim. Deri tani dyshimet janë për një konflikt të viktimës me banorë të fshatit, të cilët kanë ditur lëvizjet e tij dhe e kanë sulmuar ndërsa kthehej nga puna. Policia ka ngritur edhe pistën e konfliktit në punë, edhe pse nga marrja në pyetje e kolegëve të tij nuk ka rezultuar deri tani një fakt i tillë. Hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori