LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia ktheni jetën luleve: Ilaçi për lulet e vyshkura!

Si t’ia ktheni jetën luleve: Ilaçi për lulet e vyshkura!

Bëjeni vetë ushqimin energjik, përkatësisht plehun natyral për lulet tuaja

Secili që ka lule në shtëpi e di sa e pikëlluar është t’i shohësh kur vyshken, kur u bien fletët dhe lulet, transmeton Telegrafi.


Qoftë që keni harruar t’i ujisni apo i keni vendosur në vend të gabuar (ku nuk ka dritë, ku është tepër ftohtë apo tepër nxehtë), mos hiqni dorë menjëherë nga to.

Ekziston mënyra që t’u ndihmoni që sërish të lulëzojnë. Veprimi vijues do t’ju ndihmojë që lulet sërish t’i ktheni në jetë.

Bëni vetë ushqimin energjik, përkatësisht plehun natyral për lulet tuaja.

Përbërësit e nevojshëm: lëvore nga banania, kafeja e bluar dhe gëzhoja të vezëve...

Procedura: Të gjithë këta përbërës bluani në mikser, shtoni pak ujë.

Përbërjen e përftuar me lugë qiteni në saksi, gjithkah përreth lules.

Prisni pak ditë dhe rezultatet do t’i shihni! /Telegrafi/