LAJMI I FUNDIT:

Si t’i ruani gjërat e vlefshme me Alcatel Move Track? (VIDEO)

Si t’i ruani gjërat e vlefshme me Alcatel Move Track? (VIDEO)

Përmes pajisjes së mençur e cila kontrollohet përmes aplikacionit mobil, Alcatel Move Track ua mundëson përdoruesve të saj të krijojnë një rreth të sigurisë virtuale, përmes njoftimeve që ata i marrin kur gjërat e vlefshme sikurse një qantë, valixha, çelësat, bicikleta apo edhe kafshët shtëpiake të cilët ata i mbajnë, janë jashtë rrethit të lejuar nga përdoruesi.

Kliko në VIDEO 

Mbajtësi i Alcatel Move Track vendosë zonën e sigurtë, dhe për çdo largim jashtë këtij territori për gjërat e përcaktuara, përdoruesi merr njoftim të menjëhershëm në telefon, dhe me këtë vihet në dijeni për lokacionin e tyre, automatikisht.

Falë pajisjes së re të Alcatel, përkatësisht veglës e cila funksionon si përcjellës me GPS – Move Track, pronarët e kafshëve shtëpiake janë në dijeni 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për vendndodhjen e ‘miqve’ të tyre, sepse Move Track mund të vendoset edhe në rripin e qafës së një kafshe shtëpiake. Move Track është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, dhe ky tipar e bën të përshtatshme pajisjen për secilin ambient.

Move Track ka një peshë të lehtë prej vetëm 33 gramëve, ndërsa jetëgjatësia e baterisë së pajisjes shkon deri në 4 ditë sepse e njëjta vjen me 400mAh.

Aplikacioni mobil i MoveTrack përdoruesit mund ta caktojnë një zonë të caktuar sit ë sigurtë, dhe sa herë që gjërat e vlefshme që ju i keni vendosur në këtë hartë janë jashtë zonës, aplikacioni ju dërgon një njoftim në telefon.

Përdorimi i Move Track është shumë i thjeshtë, pasiqë pajisja kontrollohet përmes aplikacionit mobil që e ka të njëjtin emër.

Çmimi i Alcatel Move Track është 72 euro (6 euro në muaj) ndërsa operatori i vetëm mobil në Kosovë që e ofron produktin është IPKO, e cila ka mundësuar që pagesa për MoveTrack të jetë në baza mujore, ndërsa në pako bashkë me pajisjen ju do të keni edhe internet në mobil 200MB.