LAJMI I FUNDIT:

Si t’i mirëmbani nivelet e testosteronit dhe estrogjenit në mënyrë natyrale?

Si t’i mirëmbani nivelet e testosteronit dhe estrogjenit në mënyrë natyrale?

Trupat tonë janë ekosisteme delikate të cilët duhet të mirëmbahen në mënyrë të duhur. Gjërat që i hamë dhe shprehitë e mira dhe të këqija që i kemi, ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme, duke i përfshirë edhe nivelet e hormoneve.

Këto nivele janë të rëndësishme dhe fatmirësisht ka disa gjëra të cilat mund t’i bëjmë në përditshmëri për t’i mbajtur ato në nivele të balancuara, transmeton Telegrafi.


Testosteroni

Hormoni më i njohur mashkullor, testosteroni, është shumë më i rëndësishëm sesa që mendoni. Përderisa e rritë forcën e eshtrave dhe muskujve, testosteroni është krucial edhe për zhvillimin e meshkujve gjatë pubertetit, ndërsa në moshën e rritur nevojitet te meshkujt për të prodhuar spermë.

Nivelet e testosteronit ndikojnë në dëshirën seksuale dhe energjinë.

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në nivelet e testosteronit dhe, sipas Men’s Fitness, produktet e sojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund ta zvogëlojnë këtë hormon. Në anën pozitive, Men’s Health i liston rrushin, shegën dhe vezët si ushqime që i përmirësojnë nivelet e këtij hormoni.

Estrogjeni

Ushqimi luan rol të rëndësishëm edhe tek estrogjeni – hormon femëror i cili e rregullon ciklin menstrual, ndikon në rritjen e gjinjve dhe i ruan eshtrat e të dy gjinive.

Stabilizimi i peshës mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e niveleve të estrogjenit, pasi që të qenit nënpeshë mund ta zvogëlojë prodhimin e hormonit, përderisa nivelet e larta të estrogjenit janë të ndërlidhura më shumë me obezitetin apo mbipeshën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori