LAJMI I FUNDIT:

Si t’i lani enët prej qelqi që ato të shkëlqejnë

Si t’i lani enët prej qelqi që ato të shkëlqejnë

Çdo amvise ka dëshirë që pasi të mbarojë larjen e enëve prej qelqit ato të shkëlqejnë. Por kjo nuk është aq e lehtë sepse shpesh uji lë njolla të vogla, që e shkatërrojnë shkëlqimin e sipërfaqeve të qelqta

Ka disa mënyra për ta shmangur këtë. Njihuni me to hap pas hapi.


Eliminoni njollat e ujit

Pastroni dhe shpëlani gotat e qelqit, duke përdorur larësin e enëve dhe ujin më të ngrohtë të mundshëm. Uji i ngrohtë ka tendencë të avullojë më shpejt, duke e reduktuar mundësinë e krijimit të njollave prej ujit. Kthejini gotat përmbys të thahen, pasi keni shtruar një peshqir mbi sipërfaqen ku do t’i vendosni. Mund t’i fshini gotat me një copë te pastër (preferohet copë lino).

Evitoni që gotat “t’ju vishen”

Ky fenomen, vjen si rezultat i ujit të fortë, të tejngopur me kripëra. Që gotat e qelqit të jenë gjithmonë të pastra dhe të mos vishen nga kripërat e ujit, provoni t’i pastroni me një leckë të lagur me uthull. Veçanërisht kujdes duhet treguar për gotat me fron, pasi duhen larë gjithmonë me dorë, që të shkëlqejnë.

Kujdes ngjyrat!

Nëse keni gota prej qelqi me ngjyrë dhe shihni se si ngjyrat fillojnë të zbehen, mund të jetë faji i nxehtësisë dhe presionit të lartë të ujit në pjatalarëse. Qelqet me ngjyra duhen larë gjithmonë me dorë, për të mbrojtur ngjyrat.

Eliminoni vijat e ujit

Vazot e qelqit ose kanat e ujit, shpeshherë krijojnë një vijë që formohet nga uji, ose disa pikla që formohen si njolla nga uji i fortë. Fillimisht, fërkojeni vijën e formuar me një gjysmë limoni (pasi ia keni hequr farat). Nëse vija mbetet, zhyteni brokën në një tretësirë me ujë dhe uthull dhe lëreni gjatë gjithë natës të veprojë. Në mëngjes, lajeni me një sfungjer me larës enësh dhe ujë të ngrohtë.

Luftoni njollat e forta

Pjesa më e madhe e njollave, trajtohen me ujë të ngrohtë, një furçë delikate dhe larës enësh. Për njollat më kokëforta, mbusheni gotën e njollosur me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni ose uthull. Më pas, zbrazeni dhe lajeni me dorë, me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori