LAJMI I FUNDIT:

Si t’i kombinoni gjërat kur shpërnguleni së bashku?

Si t’i kombinoni gjërat kur shpërnguleni së bashku?

Kombinimi i dy jetëve – trofetë e basketbollit, koleksionet e këpucëve etj., – mund të jetë proces tejet i komplikuar.

Por, si duhet t’i kombinoni gjërat kur shpërnguleni së bashku? Si të hiqni qafe diçka që nuk është e rëndësishme, e të mbani diçka që ka rëndësi për ju? – transmeton Telegrafi.


Fillimisht duhet të uleni dhe të bisedoni me partnerin para se të shpërnguleni.

Emocionalisht dhe fizikisht, heqja e gjërave pasi të jeni shpërngulur në shtëpinë e re, është proces më i vështirë.

Prandaj, preferohet që gjërat t’i kombinoni para se të shpërnguleni, sepse kur futeni në shtëpinë e re do të ndjeheni sikurse keni filluar një jetë të re.

Dy personat duhet t’i ndajnë gjërat në bazë të rëndësisë që kanë dhe t’i shpërngulni vetëm gjërat të cilat kanë rëndësi për juve personalisht. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë kjo mund të konsiderohet mungesë respekti.

Një ndër mënyrat më të mira për të caktuar se cilat gjëra do t’i merrni në shtëpinë e re, është edhe duke vendosur paraprakisht se si do të duket shtëpia juaj. A do të jetë më moderne? A do të jetë me gjëra antike?

Sido që të jetë, gjërat të cilat kanë rëndësi emocionale për ju, duhet të jenë prioritet dhe nuk duhet të hiqni dorë nga to. /Telegrafi/