LAJMI I FUNDIT:

Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

Nëse ndonjëherë keni pasur minj në shtëpi, me siguri e dini se sa të bezdisshëm dhe gërditshëm mund të jenë. Pjesa më e keqe e kësaj është se është shumë vështirë për t’i hequr qafe

Minjtë lënë urinën dhe jashtëqitjet kudo që shkojnë, si dhe mund të shkaktojnë shumë dëme përreth shtëpisë. Nëse nuk reagoni me kohë, ju mund të përfundoni me “pushtim” nga ata, pasi që riprodhohen shumë shpejt!


Pavarësisht se ku jetoni, minjtë gjenden në qytet, por edhe në fshatra, prandaj dëmi është i njëjtë, transmeton Telegrafi.

Duhet pasur parasysh se ata mund t’i shkatërrojnë mobiliet e ndryshme të shtëpisë, mund t’i hanë kabllot, t’i shkatërrojnë rrobat, të infektojnë ushqimin etj.

Metoda e parë

Mund t’ju duket e çuditshme, por pijet e lehta janë të shkëlqyeshme për eliminimin e minjve. Mund ta imagjinoni përse? Pasi ta kenë pirë, ata nuk do të mund të gromësijnë dhe së shpejti ngordhin. Merrni disa tasa të plastikës, vendosni pije të lehta në ta dhe vendoseni enën aty ku e keni parë miun për herë të fundit.

Karremin vendoseni para se të shkoni në shtrat dhe në mëngjes do t’i vëreni rezultatet.

Metoda e dytë

Me siguri që keni dëgjuar se minjtë joshen nga shijet e ëmbla të çokollatës, prandaj pluhuri i çokollatës mund të shërbej si karrem i përsosur. Përzieni pak suva me pluhur çokollate dhe mbajeni jashtë shtëpisë. Afër saj mbajeni një legen me ujë.

Miu do të joshet nga përbërësi, do ta pijë ujin dhe pjesa tjetër është histori…

Metoda e tretë

Frikësoni me mace ose me qen! Macet janë shumë të mira për eliminimin e minjve dhe nëse dëshironi t’i mbani përgjithmonë larg minjtë, atëherë duhet të mbani mace gjithmonë në shtëpi. /Telegrafi/