LAJMI I FUNDIT:

Si t’i digjni kaloritë pas lindjes? Sa kalori digjen gjatë gjidhënies?

Si t’i digjni kaloritë pas lindjes? Sa kalori digjen gjatë gjidhënies?
iStock

Lajm i mirë! Nëse jeni duke e ushqyer beben tuaj me qumësht gjiri, ju i digjni 500 kalori në ditë. Ka një lidhshmëri të fortë midis gjidhënies dhe humbjes së peshës

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725


Për ta krijuar idenë se sa angazhim fizik duhet për të djegur 500 kalori, sipas Harvard Health Publications nëse peshoni 57 kilogram ju duhet të ecni 111 minuta me një shpejtësi prej 6.5 km/orë për të djegur 500 kalori.

Gjatë shtatzënisë ju keni shtuar peshë për të siguruar një mirëqenie për ju dhe për beben tuaj dhe tash pas lindjes ju doni që sa më shpejt ta ktheni formën trupore siç e keni pasur para shtatzënisë.

Por, si humbet pesha gjatë gjidhënies?

– Qumështi i gjirit përmban vitamina dhe kundërtrupa që ia mundësojnë rritjen bebes. Trupi juaj në rrethana tjera nuk i prodhon këto substanca, por gjatë gjidhënies për ta prodhuar qumështin e gjirit organizmi juaj duhet të punojë më shumë.

– Gjatë gjidhënies ju i jepni bebes suaj edhe kalori. Pra, kaloritë e juaja do t’ia jepni bebes. Rrjedhimisht, ju do të humbni në peshë.

Nëse gjatë shtatzënisë keni shtuar shumë më tepër peshë se sa që ju ka rekomanduar mjeku, ju mund ta keni të vështirë qē ta riktheni formën trupore siç e keni pasur para lindjes.

Konsultohuni me mjekun tuaj dhe kërkoni këshilla për mënyrën se si mund të riktheheni në formë. /Telegrafi/