LAJMI I FUNDIT:

Si të thuash më shpesh “JO” (është një prej sekreteve të njerëzve të suksesshëm)

Si të thuash më shpesh “JO” (është një prej sekreteve të njerëzve të suksesshëm)

Shumë njerëz e kanë të vështirë të thonë JO, në punë, kolegëve për arsye të ndryshme apo edhe miqve shpeshherë. Në shumë aspekte të jetës, shumë njerëz sakrifikojnë nga koha e tyre e çmuar apo heqin dorë nga rutina vetëm se e kanë të vështirë të thonë JO.

Por me kalimin e viteve, të gjithë fillojmë të kuptojmë sa e ҫmuar është koha jonë dhe për të përfituar më shumë nga ajo, duhet të fillojmë të ndryshojmë.

Të thuash PO përpara ҫdo mundësie nuk është asgjë më shumë veҫse një tregues se sa shumë e djegim kohën kohën tonë ҫdo ditë.

Në librin e tij, Warren Buffett ka një shprehje mjaft të gjetur: “Ndryshimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është se njerëzit shumë të suksesshëm thonë JO pothuajse në gjithҫka.”

Kështu, nëse vërtet do të ndryshosh dhe të mësosh të thuash më shpesh JO në jetë, ndiq hapat e mëposhtëm:

Healthy_meals

Ҫmoje vlerën e kohës sate: Koha është flori, e dashur. E ke dëgjuar këtë nga më të vjetrit, me breza të tërë, po ҫfarë do të thotë? Do të thotë që orët e ditës kanë një limit dhe shumë prej tyre mund t’i kesh shpenzuar me aktivitete nga të cilat nuk ke përfituar asgjë. Duhet të bësh ҫdo ditë një kontroll për ҫdo aktivitet në të cilin do të marrësh pjesë, që pas punës, të kesh vërtet kohë të ҫmuar për veten. Ҫdo orë e ditës, mbi të gjitha, duhet të të mbushë shpirtin.

Po ashtu, është e rëndësishme të kalkulosh orët gjatë të cilave i ke të detyruara t’i kalosh në punë. Nëse punon për shumë orë dhe paguhesh pak, atëherë është koha të mendosh për diҫka tjetër.

Mbaji larg armiqtë. Me kalimin e viteve, mëson se koha me njerëz të mirë është e pazëvendësueshme, shkruan revista class. Ata nuk bëjnë supriza të mëdha, as nuk blejnë dhurata të shtrenjta, por me kalimin e viteve të tregojnë se të duan dhe të ҫmojnë më shumë se ҫdo dhuratë tjetër.

Nga ana tjetër, janë edhe ata që të ftojnë për kafe, në party apo në shoqëri, kur mbeten vetëm. Atyre thjeshtë thuaju JO. Po e bën këtë për shumë arsye (koha sociale është po aq e ҫmuar sa ҫdo lloj kohe tjetër. Hiq dorë nga miqtë e shtirur dhe mendo më shumë për veten. Besoje – nuk do t’ua ndiesh aspak mungesën.

Mos jep arsyetime. Nuk është nevoja të arsyetohesh sa herë të thuash JO. Në fakt, arsyetimet janë një shenjë dobësie, sepse personi më pas mund të argumentojë rreth “arsyeve” të tua për të mos marrë pjesë diku (apo nuk ka të drejtë? Kush nuk e bën? Të gjithë!).

Ji i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me njerëzit – thjeshtë thuaj JO dhe lëri të mendojnë ҫ’të duan. Nuk kanë asgjë për të argumentuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Femra
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Psikoprofil
Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Për nënat
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

Fëmija juaj
Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Flokë dhe stil
Kalo në kategori