0Shares

“Më trego diçka për vetën tënde” – pyetje e thjeshtë me të cilën shumica e intervistuesve e hapin diskutimin me një punëmarrës potencial.

Gjithashtu me këtë pyetje është ballafaquar shumë herët edhe Jessica Pointing, e cila është studente e Harvard-it. Ajo thotë se ka qenë ndër pyetjet më të zakonshme në intervistat që i ka pasur për kompani teknologjike, konsullence, etj., – e të cilat kishin rezultuar në oferta nga Google, Apple, Facebook, Microsoft, Bain, Goldman Sachs, etj.

Ajo ka treguar se nuk bën të flitni vetëm atë që keni në mendje, por duhet ta përmbledhni një përgjigje sa më adekuate, duke u bazuar në këto këshilla:

– Filloni me një prezantim të shkurtër i cili përfshin emrin, shkollimin, atë çfarë jeni duke studiuar (nëse veç jeni student). P.sh., ajo fillon përgjigjen kësisoj: “Unë jam Jessica Pointing. Studioj fizikë dhe shkenca kompjuterike në Harvard”.

– Cekni disa nga gjërat më të rëndësishme të CV-së suaj. Mos cekni gjëra të tepërta – vetëm përmendni disa arritje për të cilat jeni krenar.

– Shkurtimisht flisni për arsyen se përse dëshironi të punoni për kompaninë në fjalë. Tregoni arsye specifike për pozitën në të cilën aplikoni, dhe sigurohuni t’ua tregoni aftësitë që i keni për atë pozitë. /telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)