LAJMI I FUNDIT:

Si të përdoren paletat e drunjta në mënyrë kreative?

Si të përdoren paletat e drunjta në mënyrë kreative?

Keni paleta të drunjta apo pjesë të tyre të cilat më nuk ju nevojiten? Para se t’i hidhni, shikoni disa nga mënyrat kreative se si mund t’i përdorni dhe të krijoni diçka origjinale dhe të dobishme.

Nga paletat e vjetra dhe të hedhura, me pak imagjinatë dhe shkathtësi mund të punoni tavolina kuzhine, tavolina pune, orendi kuzhine, kolovajza, kanape, shtretër, rrethoja, vazo, korniza fotografish…

Mundësitë janë të pakufishme, vetëm ju nevojitet pak imagjinatë, kreativet dhe shkathtësi.

Kohët e fundit po merr përparësi moda e riciklimit të objekteve për të krijuar mobile dhe paletat janë ndër objektet më të përdorura për këtë qëllim, transmeton Telegrafi.

Living room with pallet sofa and wooden crate with books on brick wall - 3D Rendering

Këto copa druri, të gjata e të sheshta në formë drejtkëndëshe, mund t’i përshtaten më së miri mjedisit të shtëpisë dhe ju lejojnë të ndërtoni mobile funksionale e të shprehni botëkuptimin artistik e kreativitetin.

Black-Doormat-f

Paletat janë produkte druri që gjenden lehtësisht. Druri i paletave është i qëndrueshëm; i papërpunuar, me sipërfaqe të ashpër dhe shpesh me pamje të mykur për shkak të ngjyruesve të skaduar që janë përdorur.

Kutina, 030913. Matija iz tvrtke Sklepajme.hr predstavio je svoj namjestaj kojeg izradjuje od paleta. Foto: Sandra Simunovic / CROPIX

Paletat janë perfekte si bazë për një divan, kolltuk a kënd të mundshëm në qoftë se i vendos shilte dhe jastëk të rehatshëm për t’u mbështetur. Ose mund të krijojmë një krevat dhe një tavolinë të vogël.

Wooden-Palle

Paletat gjenden në përmasa të ndryshme. Ato mund të vendosen në mur për të shërbyer si bibliotekë për librat, si strukturë zbukurimi për të mbajtur orendi të ndryshme apo edhe për të krijuar mobile kuzhine të stilit antik.

pallet-wood-shoes-rack-1

Ose mund të ndërtojmë një raft këpucësh me to apo edhe mbajtëse lulesh.

recycling-wood-pallets-living-room-furniture-3

Me paletat e drurit, të cilat mund të lyhen sipas dëshirës dhe shijes, mund të krijohen korniza zbukurimi apo të përdoren për të vendosur fotografi të ndryshme të familjes, për t’iu dhënë jetë veprave elegante dhe të rafinuara.

Woman working with her laptop in living room

Trashësia e paletave shkon rreth 15 centimetra. Kjo përmasë na lejon të krijojmë edhe struktura për t’i fiksuar në një mur të lagësht apo edhe për të veshur të gjithë murin me qëllim dekorimi apo krijimin e një atmosfere të ngrohtë në shtëpi.

ndarëse

Me paletat mund të krijojmë edhe ndarëse të mundshme mjedisi në shtëpi, për shembull një mur mes mjedisit të ndenjjes dhe kuzhinës.

kopshte dhe terasaPër sa i përket mjediseve të jashtme, paletat janë ideale për kopshtet apo tarracat. I përdorim për tavolina, karrige dhe pupa.

gardhMe një numër të madh paletash, mund të ndërtojmë një gardh në kopsht e ta pajisim me lule të mbjella.

paleta 9

Puna e veprave tona të vogla apo të mëdha do të varet vetëm nga kapaciteti krijues i secilit prej nesh.

1

Me paletat mund të bëni gjithçka dhe lehtë, mjafton të keni pak iniciativë, dëshirë dhe kreativitet! /Telegrafi/

pallet-tool-shelf-006

pallet-container-garden

paleta1

d9a356045b507304

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori