LAJMI I FUNDIT:

Si të përballohen dhe të arrihet suksesi në katër faza të dashurisë

Si të përballohen dhe të arrihet suksesi në katër faza të dashurisë

Mësoni se ku gjendeni me partnerin, si edhe çka ju pret pastaj.

Nga të dashuruarit dhe të magjepsurit nëpërmjet “aterrimeve” deri te dashuria e sinqertë dhe e fuqishme – secila lidhje intime kalon nëpër disa faza, transmeton Telegrafi.


Euforia e të dashuruarit
Zakonisht zgjatë rreth 6-9 muaj, ku partnerët përfshihen nga një tërheqje e parezistueshme. Partneri na duket perfekt, defektet e tij na duken të parëndësishme ose të pranueshme, tregojmë anën më të mirë të vetes sonë dhe emocionet që ndjejmë nxisin një energji që na heq gjumin, oreksin dhe lodhjen.

Këshillë: Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një lidhjeje, sepse dopamina nxit ndjenja të këndshme dhe është neurotrasmetuesi i parë në tru për emocionet, që na lejon të ‘memorizojmë’ ato sjellje pozitive.

Simbioza e dashurisë romantike
Lidhja nis të stabilizohet. Filloni të ndani çdo gjë, edhe momentet dhe emocionet negative. Të dashuruarit tentojnë të izolohen dhe partneri bëhet më emotiv, falë një mirëkuptimi që keni me njëri tjetrin.

Këshillë: Mos idealizoni partnerin duke e ndërtuar atë ashtu siç ju e dëshironi, sepse kjo është një fazë që fsheh zhgënjime të mëdha. Është mirë të mos izoloheni, miqtë qëndrojnë gjithmonë afër dhe respektoni hapësirat për veten tuaj.

Përballja me realitetin
Kjo fazë është shumë e ndryshueshme dhe mund të zgjasë nga 18 muaj deri maksimumi 4 vjet. Gradualisht frekuenca e aktivitetit seksual ulet ashtu si dhe pasioni, emocionet pre dominuese fillojnë te bëhen besimi, ngrohtësia. Për të ndenjur bashkë nuk mjafton më për të ndezur pasionin. Me kalimin e kohës, partnerët fillojnë të zbulojnë se tjetri nuk është aq perfekt siç besohej.

Këshillë: Nuk duhet të alarmoheni. Shumë shpesh, ky shqetësim emocional është interpretuar si evolucion natyral, e nevojshme për të forcuar lidhjen dhe për të favorizuar zhvillimin e çiftit.

Afrimi dhe rilindja e dashurisë
Pasi janë larguar, kanë eksperimentuar me botën e jashtme, dy partnerët afrohen sërish. Në këtë fazë secili nga partnerët funksionon si bazë e sigurt dhe e konsoliduar për tjetrin, edhe pse krijohet një moment pavarësie reciproke në respekt, e cila të lejon të bashkoni nevojat dhe mbështetjen. Vjen një rilindje e ndjenjave me baza solide, ku marrëdhënia seksuale merr dimensione emocional, besimi rritet.

Këshillë: Shpesh kush arrin këtë fazë, ndjen nevojën dhe dëshirën për të ndërtuar diçka së bashku me partnerin, është momenti i duhur për të bërë projekte të reja. Bazuar në intimitet dhe pasion, një lidhje mund të zgjasë për të gjithë jetën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori