LAJMI I FUNDIT:

Si të mësoni se a ju mungojnë elektrolitet

Si të mësoni se a ju mungojnë elektrolitet
-->

Elektrolitet janë kripëra të cilat me tretje në ujë shndërrohen në ione, ndërkaq balanca e tyre është shumë e rëndësishme për funksionin normal të organizmit të njeriut.

Elektrolitet i marrim me ushqim dhe pije dhe është shumë me rëndësi të mësojmë se a na mungojnë.

Çdo elektrolit (natriumi, kaliumi, magnezi, kalciumi, klori, fosfat hidrogjeni) ka funksion të caktuar në organizëm dhe balanca e tyre ka rëndësi të shumëfishtë për trupin e njeriut.

Ato rregullojnë balancën e lëngjeve, kujdesen për pH-në e gjakut, rregullojmë funksionin e muskujve dhe nervave, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu janë të rëndësishme për balancën hormonale, reaksionet e enzimave, shfrytëzimin e glukozës, masën e eshtrave, funksionin e sistemit të tretjes, shtypjene gjakut, ndërtimin dhe rigjenerimin e indeve.

Sasia e elektroliteve në trup verifikohet me analizë të gjakut dhe urinës, si edhe me matjen e funksionimit të veshkave.

Debalanca e elektroliteve në organizmin e njeriut mund të shkaktohet me ushqim të parregullt, dietë, dehidratim të hiperhiratimit, shtim të djersitjes, të vjella, diarre, por edhe për shkak të sëmundjeve të veshkave, mëlçisë, bulimisë, të disa tumoreve.

Edhe disa barna mund të jenë shkaktare të debalancës së elektroliteve, p.sh. diuretikët.

Simptomat e koncentrimit negativ të elektroliteve janë:

– ngërçet dhe dobësimi i muskujve
– problemet me metabolizmin: fryrja, kapsllëku, diarreja
– çrregullimi i punës së sistemit nervor
– marramendja
– të pështjellët e stomakut dhe vjellja
– lodhja
– rrahjet e shpejtuara apo të ngadalësuara të zemrës
– problemet me frymëmarrjen
– shqetësimi dhe ngacmimi
– humbja e apetitit
– dekoncentrimi
– humbja e vetëdijes

Burimet e elektroliteve

Nëse ushqeheni me rregull dhe në mënyrë të balancuar, nuk keni arsye për brengosje rreth koncentrimit të elektroliteve në organizmin tuaj.

Pemët dhe perimet, drithërat, frutat arrore, qumështi dhe produktet e qumështit janë burime të shkëlqyeshme të elektroliteve, por edhe kërpudhat edhe algat e detit.

Pastaj pini mjaft ujë dhe mos u brengosni, ndërkaq elektrolitet do të merren edhe me kafe, çaj, kakao dhe ujë mineral. Kripa e jodizuar e kuzhinës është gjithashtu me rëndësi.

Ndihma e parë në rastin e mungesës së elektroliteve

Sot është e popullarizuar mënyra e hidratimit dhe e marrjes së elektroliteve me konsumimin e pijeve të ndryshme izotonike.

Këto më së shumti i konsumojnë sportistët por edhe punëtorët e krahut dhe personat me nevoja të veçanta ushqyese.

Mirëpo, kjo ka edhe pasojat e veta negative. Shpesh ato pije janë plot sheqer, ngjyra artificiale dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.

Në vend të pijeve nga dyqanet, më mirë është t’i bëni vetë në shtëpi, ndërkaq ndihma e parë e shpejtë mund të jetë një gotë ujë në të cilën duhet të shtoni gjysmë luge të vogël kripë të jodizuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori