LAJMI I FUNDIT:

Si të kujdeseni për pulovrat e vjeshtës: Disa këshilla të thjeshta

Si të kujdeseni për pulovrat e vjeshtës: Disa këshilla të thjeshta

Jemi në stinën e vjeshtës dhe të gjithë kemi filluar të nxjerrim pulovrat nga sirtarët. Por, nëse bëni gabime gjatë larjes, fibrat e leshta mund të dëmtohen seriozisht. Ndiqni këto hapa për t’i mbajtur trikot dhe pulovrat e punuara në formë gjatë gjithë dimrit.

Evitoni nxehtësinë


Të leshtat reagojnë keq ndaj nxehtësisë. Mbani mend këtë truk gjithmonë dhe të jeni të sigurt se pulovrat tuaja do qëndrojnë në gjendje të mirë. Mendoni se trikot delikate si kashmiri, etj. kanë nevojë për pastrim kimik?! Mendojeni edhe një herë!

Temperaturat e larta dhe kimikatet e shumta që përdoren për të pastruar këto materiale i dëmtojnë fibrat e leshta. Lajini në ujë të vakët, mundësisht larje me dorë, dhe asnjëherë mos përdorni makinën tharëse. Disa materiale të leshta, si p.sh. kashmiri, mund të kenë në simbolet e kujdesit në etiketa edhe larje me rrobalarëse. Në këtë rast, zgjidhni gjithmonë një proces të shkurtër larjeje, në temperaturë të ulët, me një detergjent delikat.

mg_1248

Tregohuni të kujdesshme

Lajini veç e veç rrobat e leshta dhe evitoni fërkimin e tyre, pasi kjo mund të shkaktojë pushëzim.

Lajeni copën me dorë për 2-3 minuta, nëse është pak e ndotur. Dhe për 5 minuta, nëse është pak më e pistë. Më pas, shpëlajeni në një tjetër legen, me ujë të pastër, në temperaturë pak a shumë të njëjtë.

Ruani formën

Evitoni shtrydhjen e rrobave të leshta kur janë të ende të njoma, sepse ekziston rreziku që të deformohen. Për të larguar ujin e tepërt, mblidheni në formë sferike pulovrin, por duke e mbajtur të lirshme dhe shtypeni lehtësisht me dorë. Më pas, hapeni mbi një peshqir të bardhë (të bardhë, në mënyrë që të mos transferohet ngjyra), dhe mbështillini të dyja bashkë, në mënyrë që të përthithet sa më shumë ujë. Nëse peshqiri i parë e ka pirë të gjithë ujin dhe e shihni të nevojshme përsëritjen e këtij veprimi, bëjeni me një peshqir të dytë të thatë e të pastër (gjithmonë i bardhë).

e4b03f042e87521f61e024adbcec178d

Thajini drejt

Tharja në pozicionin drejt, parandalon tendosjen dhe shformimin e materialit të leshtë, vetëm nëse doni ta ktheni pulovrin në një fustan.

Përdorni avull

Mbarojeni të gjithë procesin, duke mëshuar lehtë mbi rrobën e leshtë me një hekur në nxehtësi mesatare, të vakët ose vetëm me avull.

/Telegrafi/