LAJMI I FUNDIT:

Si të gatuani perfekt vezë syze?

Si të gatuani perfekt vezë syze?

Kafjall ideal i cili do t’ju mbajë gjatë të ngopur! 

Përbërësit për një person:


▪ 2 vezë
▪ 1 lugë vaj

Përgatitja:

Ngroheni tiganin, qitni vaj dhe thyeni vezët në tigan.

Fërgoni në zjarr të madh rreth dy minuta, pastaj zvogëloni zjarrin dhe me lugë qiteni vajin sipër të verdhës së vezës.

Mbulojeni me kapak dhe piqeni edhe dy minuta.

Vezët do të lirojnë lëngun, ndërkaq sipër të verdhës së vezës do të futen cipat e të së bardhës.

Pastaj hiqjani kapakun tiganit dhe piqeni në zjarr të madh, derisa lëngu të avullojë.

Vetëm kur t’i servirni, vezëve qitni kripë dhe piper.

Mund t’i shërbeni me suxhuk dhe spec të freskët.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.