Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën ciklit menstrual apo t’ju vinin më herët. Periodat mund të jenë të ndryshme për çdo femër por nëse kanë një gjë të përbashkët është që nuk është kurrë koha e përshtatshme për to!
Herën tjetër që doni të shkoni në udhëtim apo të bëni seks në një datë të caktuar do dini si të veproni.
Mënyrat natyrale
– Nëse doni që periodat t’ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë.
– Provoni t’i shtoni dietës suaj majdanoz.
– Ushtrimet fizike, një dush i nxehtë, si edhe të kryeni marrëdhënie seksuale ndihmojnë që t’ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë.
– Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate, por ja vlen një provë.
…dhe kalojmë tek mënyra më e thjesht, e shpejt dhe efikase!
Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për t’i shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht ngelet pilula kontraceptive!
Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual.
Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?
Pilulat kontraceptive zakonisht në numër imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive dhe përmbajnë hormonet që “shtypin” fertilitetin. Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.
Nëse nuk i pini pilulat jo aktive, por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t’ju vijnë.
Kështu mund t’i shtyni ose mos t’i keni fare përgjatë një muaji.
Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni më herët tek pilulat jo aktive për t’i sjell periodat në ditën që dëshironi.
Tani pritet të shohim mënyrat djallëzore se si do ta përdorni këtë superfuqi! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMami! Po më dhemb koka!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Sipas përdoruesve të TikTok, këto dollakë do t'ju bëjnë të shfaqni trupin e ëndrrave
Veshjet verore nga sateni
Veshjet më të bukura të javës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert