LAJMI I FUNDIT:

Si ta zotëroni gjuhën e fshehtë të dashurisë

Si ta zotëroni gjuhën e fshehtë të dashurisë

Prof. dr. Gary Chapman, autori i librit 'Pesë gjuhët e dashurisë', zbulon se si ta gjeni gjuhën tuaj dhe t'i sqaroni shenjat e gjuhës së fshehtë të dashurisë.

Lexojini këshillat e tij, ndoshta ndonjëra prej tyre mund të tregohet e dobishme:

Të dua
Është tipike për femrat që në situata të ndryshme, madje edhe për gjëra të thjeshta të përdorin fjalët "të dua". Për shembull: “I dashur, më pëlqen si të rrinë rrobat. Dukesh shumë seksi, të dua”. Në anën tjetër, shumë meshkuj nuk u kushtojnë vëmendje komenteve të tilla, duke e kuptuar që ato fjalë, në fakt, janë nevojë e zakonshme femërore, shprehi.
Nëse i dashuri juaj nuk e shpreh shpesh dashurinë në këtë mënyrë, atëherë tërhiqjani vëmendjen, sepse vetë nuk do të fillojë ta bëjë një gjë të tillë. I thoni, për shembull: “Për mua është shumë e rëndësishme kur më thua se sa je i lumtur me mua”. Do ta kuptojë qëllimin.

Ndihma
Jeni lodhur duke e rregulluar shtëpinë. Për fat të keq, nuk jeni e vetmja femër që e ka këtë problem. Fjalët tuaja duhet të tingëllojnë si lutje, e jo si urdhër. Kjo do të thotë se duhet tri tregoni se sa e çmoni momentin kur ai ju ndihmon në larjen e enëve, ose e fshin pluhurin nga tavolina. Pasi, sipas të gjitha gjasave, ai vetë nuk do te fillojë ta bëjë një gjë të tillë, i tregoni se çfarë duhet të bëjë. Me kalimin e kohës do tri bëhet shprehi që të ju ndihmojë gjithmonë.

Dhuratat
Nëse dëshironi lule ose që të ju gëzojë spontanisht me ndonjë dhuratë të papritur, përdoreni gjuhën e dashurisë dhe të dhurimit. Tregojini atij, për shembull, për ndonjë gjest të të dashurit të shoqes suaj, i cili mu atë ditë ia ka dhuruar një trëndafil. E kur ai më pas e bën një gjë të ngjashme, përqafojeni dhe shpërblejeni me puthje të shumta. Me një reagim të tillë do ta motivoni që të përpiqet më shumë dhe kohë pas kohe të ju dhurojë ndonjë gjë simpatike.

Koha
Ju pengon fakti që punoni deri vonë, e anulon daljen e mbrëmjes dhe nuk kujdeset asnjëherë për listën e prioriteteve? Kjo është një gjë normale. Koha kualitative e kaluar së bashku është e një rëndësie të veçantë. Bëjani me dije një gjë të tillë, duke i thënë:
Më pëlqen shumë kur ti i bën planet për ne. Kjo ditë është krejtësisht e jotja. Planifikoje lirisht, ashtu sipas shijes tënde.

Kontakti fizik
Zakonisht në lidhje ndodh që njëri person të ketë nevojë të vazhdueshme për kontakt fizik, derisa tjetri një gjë të tillë nuk e konsideron si shumë të rëndësishme. Nëse doni më shumë vëmendje, përkëdhelje, gudulisje, ngacmime, atëherë merreni iniciativën dhe bëjani atij të gjitha gjërat që do të dëshironi tri bëjë ai. Përqafojeni menjëherë si ta shihni. Gjatë shëtitjes përkëdheleni. Me siguri që do tri pëlqejë dhe do ta kthejë të njëjtën gjë me të njëjtën masë.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori