LAJMI I FUNDIT:

Si ta zgjidhni nuancën e buzëkuqit sipas ngjyrës së tenit

Si ta zgjidhni nuancën e buzëkuqit sipas ngjyrës së tenit

Në vijim të këtij teksti do të mësoni se çfarë kujdesi duhet të bëni me rastin e zgjedhjes së buzëkuqit, sepse kur është fjala për bukurinë, gjithmonë ekzistojnë truke të cilat na çojnë në përsosmëri…

Teni i shndritshëm i ftohtë


Nuanca e kuqe vishnje apo e trëndafiltë me nëntonin e ftohtë të kaltër është zgjedhja më e mirë për ju. Nuancat e ngrohta pjeshke gjithashtu mund të jenë zgjedhje e mirë, mirëpo vetëm me kusht që të mos jenë tepër të shndritshme, transmeton Telegrafi.

Teni i ngrohtë i shndritshëm

Nëntonet e kaltra të buzëkuqeve nuk ju përshtaten. Përdorni nuancat me nëntone të trëndafilta apo të portokallta, të cilat do të theksojnë ngrohtësinë e tenit tuaj.

Teni ngjyrë ulliri

Ju pa problem mund të përdorni nuanca të forta – ngjyrën e shndritshme të kuqe apo të portokalltën e theksuar. Shmanguni nëntoneve të kaltra, sepse do dukeni sikur jeni të lodhura.

Teni i errët i ftohtë

Shmangni ngjyrat “e turbullta”. Nuancat konkrete të zjarrta janë të përsosura për buzët tuaja – ngjyra lule vathi, ngjyrë tullë e kuqe apo nuanca e verës së zezë. /Telegrafi/