LAJMI I FUNDIT:

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër apo të gjatë, stil “sleek” apo të tërin noshalant dhe të shprishur, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Dozën javore të propozimeve e kemi gjetur në Instagram në profilin e Kristin Ess, frizere stiliste e cila tashmë disa decenie kujdeset për flokët celebrity, prandaj edhe kemi zbuluar shtatë propozime interesante për stilim të flokëve gërshet.

Midis favoriteve të saj është gërsheti i cili është i lidhur me kapëse atraktive metalike apo me shirita sateni, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk keni kapëse apo llastik, gërshetin mund ta lidhni me disa tufa flokësh të cilat do t’i ndani nga to.

Nga tufat e tilla të lira mund edhe të lidhni gërshet të vogël, i cili do të duket si unazë rreth gërshetit, por zgjidhje edhe më të efektshme për gërshet do të arrini nëse nuk e kaloni deri në fund por në flokë bëni një nyjë noshalante.

/Telegrafi/