LAJMI I FUNDIT:

Si ta ruani romancën edhe pas një kohe të gjatë në lidhje?

Si ta ruani romancën edhe pas një kohe të gjatë në lidhje?

E keni zgjedhur personin me të cilin do ta kaloni jetën, megjithatë, për shkak të mungesës së kohës, edhe pse jetoni në të njëjtën shtëpi, ju nuk kaloni shumë kohë bashkë? Kjo mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj, prandaj ne kemi disa këshilla se si ta mbani të gjallë romancën edhe pasi të ketë kaluar një kohë e gjatë në lidhje.

1. Kërkojani direkt atë që ju duhet
Partneri juaj nuk mund t’ua lexojë mendjen. Ju duhet të bëheni e vetëdijshme për ato sjellje dhe emocione që keni në atë marrëdhënie. Ata që zakonisht kërkojnë shumë frikësohen nga braktisja, kurse ata që nuk kërkojnë shumë frikësohen nga konsumimi i tepërt i tyre. Nevojat më të mëdha të dy llojeve të personaliteteve janë ato që kanë të bëjnë me lidhjen emocionale.

2. Respektojeni veten dhe partnerin gjatë tërë kohës
Ka momente kur ndiheni e zemëruar dhe e nxehur. Përdoreni një teknikë të gjetjes së problemit dhe zgjidhjes së tij para se të flisni me partnerin. Mësohuni që t’i shprehni edhe ato ndjenja në një mënyrë më të qetë e jo kërcënuese. Bëhuni gati që partneri ta kundërshtojë zgjidhjen që e keni gjetur ju. Pyeteni atë për një zgjidhje. Mos harroni ai është aleati dhe miku juaj më i mirë

3. Mundohuni të sillni risi
Shpesh lidhjet mbarojnë edhe nëse kanë zgjatur për një kohë, pikërisht për shkak se bëhen të mërzitshme dhe nuk ka më risi.
Kujdesuni që të sillni lule në shtëpi, të dilni në takime, të shkoni në një aventurë, të filloni një projekt bashkë, të skijoni, të ngisni biçikleta, të fotografoni natyrën – keni ide nga më të ndryshmet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori