LAJMI I FUNDIT:

Si ta ruani lëkurën nga nivelet e larta të ajrit të ndotur në Prishtinë?

Si ta ruani lëkurën nga nivelet e larta të ajrit të ndotur në Prishtinë?
-->

Siç edhe mund të keni lexuar së fundmi, qyteti i Prishtinës është duke u karakterizuar me nivele të larta të ajrit të ndotur.

Ajri i ndotur është i dëmshëm për mushkëritë dhe shkakton probleme te personat me sëmundje të caktuara, por gjithashtu (më pak e rëndësishme, megjithatë bezdisëse) e dëmton edhe lëkurën, transmeton Telegrafi.

Ekspertja për kujdesin e lëkurës, Lorena Oberg, duke i marrë parasysh nivelet e larta të ajrit të ndotur në Londër, ka treguar se çfarë duhet të bëni për t’u kujdesur për lëkurën.

Ditëve të fundit në Prishtinë ajri ishte shumë i ndotur
Lexo po ashtu Ditëve të fundit në Prishtinë ajri ishte shumë i ndotur

“Ajri i ndotur që po e pushton vendin tonë të dashur, përbëhet nga grimca të padukshme të cilat formohen nga komunikacioni i ngarkuar, nga sistemet komerciale për nxehje dhe në përgjithësi nga ndyrësia e qytetit.

Këto grimca të vogla futen në lëkurë dhe mund të ndikojnë në riparimin natyral të lëkurës – që do të thotë se e bllokojnë prodhimin natyral të kolagjenit. Kjo gjë direkt shpinë në lëkurë të dehidratuar dhe në plakje të parakohshme”, transmeton Telegrafi.

Pra, nuk është aspak lajm i mirë, por çfarë duhet të bëni?

Konsumoni ujë

Lorena thotë se mënyra më e mirë për ta luftuar këtë dukuri është konsumimi i ujit. Është e vërtet se të gjithë e kemi dëgjuar më herët këtë këshillë, por hidratimi është thelbësor sa i përket shëndetit të lëkurës!

Duke marrë parasysh se qelizat e lëkurës janë të përbëra 64 për qind nga uji, Lorena thotë se hapi i parë për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme është të konsumoni përafërsisht dy litra ujë në ditë.

Pastrohuni aq më shpejt që mundeni

Përveç konsumimit të ujit – gjë të cilën çdo njëri duhet ta bëjmë – duhet të ketë edhe diçka tjetër për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme, apo jo?

Lorena thotë se ndryshimi i rutinës ditore do t’ju ndihmojë shumë, duke sugjeruar se në vend se ta lini para gjumit, kujdesuni për lëkurën posa të shkoni në shtëpi.

Merreni me seriozitet rutinën e kujdesit të lëkurës

“Posa t’i keni hequr të gjitha gjurmët e makijazhit dhe të jeni pastruar, unë ju rekomandojë të vëni vaj të dizajnuar për riparimin e lëkurës apo krem, i cili do t’ju asistojë me restaurimin e lëkurës”, ka sugjeruar Lorena.

Flini më herët

Ndoshta më lehtë thuhet sesa që bëhet, por është tejet e nevojshme ta prioritizoni nevojën për gjumë. Përse? Lorena thotë se gjatë gjumit lëkura, përmes një mënyre të jashtëzakonshme, fillon ta riparojë vetveten.

“Kur jeni duke fjetur dhe jeni në botën e gjumit të thellë, trupi juaj vazhdimisht punon për t’i riparuar dëmet të cilat shkaktohen gjatë ditës. Veçanërisht gjatë kësaj kohe me nivele të larta të ajrit të ndotur, lëkura ka nevojë për më shumë kohë që t’i riparojë dëmet të cilat janë shkaktuar gjatë kohës që keni qenë jashtë”. /Telegrafi/