LAJMI I FUNDIT:

Si ta përballoni ndryshimin e orës pa vështirësi

Si ta përballoni ndryshimin e orës pa vështirësi

Strategjitë e përditshme për ta kaluar këtë “dramë”, me këshilla për mirëqenien e trupit dhe të mendjes.

Sot, akrepat e orës janë zhvendosur një orë prapa. Rikthimi i orës diellore shënon ardhjen e dimrit. Drita reduktohet dhe së bashku me sezonin është bioritmi ynë që ndryshon.


Ja pse është e rëndësishme të qetësohemi dhe të mendojmë pikërisht për mirëqenien tonë në mënyrë strategjike.

SI TË ZGJOHENI – Sipas disa studimeve, zilja e orës shkakton një traumë të vërtetë. Është e lodhshme të zgjohesh kur është akoma errësirë? Nëse asnjë alarm nuk arrin t’iu bindë të dilni nga bota e gjumit, provoni me një zile të shndritshme: do t’iu simulojë mëngjesin, duke iu afruar dritës me një intensitet të vazhdueshëm, ideal për një zgjim me buzëqeshje.

STIMULONI SHQISAT – Ngrihesh në momentin e fundit, jeni veshur m shpejtësi dhe shpesh nxitoni për të pikë kafenë e zakonshme: mjaft më me zakonet e këqija! Sekreti është të shfrytëzoni mbrëmjen paraardhëse. Bëni gati tryezën me kujdes. Për mëngjes zgjidhni ushqimet që doni dhe shtoni një detaj në gjendje për të frymëzuar ditën, për shembull librin apo revistën që parapëlqeni më shumë për ta lexuar ndërsa ndodheni në metro apo gjatë pushimeve.

MERRNI FRYMË – Siç këshillojnë ekspertët, zakoni për të ecur në ajër të freskët të jep një qetësi të jashtëzakonshme, të thjeshtë dhe me kosto zero. Mund ta bëni çdo ditë, do të shndërrohet në një zakon antistres. Drita e diellit stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe zgjon mendjen. Ndërkohë, ka një efekt regjenerues për lëkurën. Në një moment, do të dukeni të shndritshëm dhe tonikë.

KURONI TRUPIN – Kjo periudhë e vitit kërkon përkushtim të thellë, pikërisht për këtë mund të rezultojë shumë e lodhshme. I ftohti dhe errësira mund t’iu demotivojnë, duke shtuar edhe më shumë melankoninë e vjeshtës. Për të mundur lodhjen dhe apatinë, keni nevojë të sistemoni burimet e tua të jetës dhe të stimuloni energjinë. Gjeni mënyrën për të pasur çdo ditë një moment për veten tuaj. Gjeni nevojë për ngrohtësi me ushqime të ngrohta dhe të shëndetshme, si supë me perime që ndihmojnë për të pastruar trupin ju mbajnë në formë.

QETËSONI MENDJEN – Ndaloni. Gjatë vjeshtës dhe dimrit, ciklet e natyrës na mësojnë vlerën e pushimit. Në fund të ditës dhurojini vetes kënaqësinë për të bërë një dush dhe një masazh: përdorni vajra esencialë, të pastër dhe bimorë për t’u relaksuar në maksimum. Kur jeni duke u qetësuar, ndalni ritmin e ditës dhe mësoni të shijoni momentin. Kjo të shton forcën e jetës dhe rrit lumturinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori