LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbani romancën të gjallë, edhe pasi të jeni bërë me fëmijë?

Si ta mbani romancën të gjallë, edhe pasi të jeni bërë me fëmijë?
Foto: Getty

A i mbani mend ditët kur uleshit në tarracën e një kafeneje gjatë një dite me diell, ndërkohë që lexonit diçka dhe pinit birrë të ftohët? Dhe, a e mbani mend kur thjesht mund të shkonit në kinema apo diku tjetër gjatë një pasdite me shi, vetëm sepse dëshironit ta bëni atë gjë?

Ose, ndoshta i mbani mend takimet spontane me miqtë dhe vikendet larg shtëpisë? – transmeton Telegrafi.


Disa fëmijë, netët pa gjumë dhe problemet tjera do të thotë se për shumë prindër, ato ditë i përkasin të kaluarës. Por, si e mbajnë prindërit të gjallë romancën?

Më poshtë i keni disa mënyra se si nënat dhe baballarët e vërtetë e mbajnë të gjallë romancën, dhe të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju:

  1. Flini në kauç pas një seksi të shpejtë.
  2. Hani së bashku në tavolinë, dhe jo në kauç apo dysheme.
  3. Bisedoni në veturë gjatë kohës që ktheheni në shtëpi dhe pasi të kenë fjetur fëmijët.
  4. Dehuni së bashku në një dasmë ku fëmijët tuaj nuk janë të ftuar – kjo është ëndrra.
  5. Takohuni për drekë gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë.
  6. Merrni ndonjëherë një pasdite pushim (nga puna) për të shkuar në darkë së bashku, ose shikoni ndonjë film gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë. /Telegrafi/