LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbani mashkullin për vete?

Si ta mbani mashkullin për vete?

Sherry Argov, autore e librit "Pse meshkujt dashurojnë bushtrat", në librin e saj përgjigjet në pyetjet që shtrojnë pothuajse të gjitha gratë e botës.

Kur në lidhje japim gjithçka, ndërsa ajo prapëseprapë dështon, duhet të pyesim se ku kemi gabuar. Ishit të mira, plot mirëkuptim ndaj problemeve të tija, tolerante kur nuk lajmërohet, gjithmonë të rregulluara … dhe – asgjë.

Natyrisht se përgjegjësia për dështimin e lidhjes është e përbashkët, asgjë nuk mund të ndryshohet te mashkulli, por te vetja gjithsesi se po, transmeton Telegrafi.

Çfarë është ajo që mund të ndryshojmë e çfarë jo? A duhet të silleni të sinqertë apo edhe të jeni të shkathëta?

Vlerësojeni realisht

Është shumë me rëndësi që me gjakftohtësi ta shikoni mashkullin se sa ju dhuron me vullnetin e tij. Pra, çfarë ju ofron e që ju për asnjë mënyrë nuk e keni kërkuar. As në mënyrë të hapur as nga anash, as me dinakëri e as me sinqeritet.

Në bazë të kësaj do ta vlerësoni çfarë është dhe më lehtë do ta kuptoni nëse ju përshtatet apo jo. Para se të shtroni pyetjen a jeni ju e mirë për të, shtroni pyetjen sa i mirë është ai për ju.

Mos e ndiqni nga pas

Rregull i artë, sidomos nëse gjërat janë në fillim apo lidhja ka hyrë në terren të rrëshqitshëm, thotë që nuk duhet ndjekur mashkullin nga pas dhe të insistoni për të qenë në kontakt.

Kjo është shumë e vështirë nëse jeni e dashuruar çmendurisht. Por, forcojeni zemrën dhe tërhiquni – suksesi është i garantuar. /Telegrafi/