0Shares

Problemi i përhapur i impotencës mund të përmirësohet dukshëm me disa artikuj ushqimorë.

Me ushqim të përshtatshëm dhe stil të shëndetshëm të jetës në masë të madhe përmirësohet dëshira seksuale dhe për këtë shkak është e dëshirueshme të përdorni këta artikuj në ushqimin e rregullt.

Shalqiri

Kjo pemë e njohur freskuese përmban fitonutrienë të rëndësishëm të cilët kanë ndikim të ngjashëm si edhe viagra.

Shalqiri përmban likopen, citrulin dhe beta-karoten që nxisin qetësimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e funksionit seksual.

Ushqimi i pasur me vitaminën C

Vitamina C përmirëson qarkullimin e tëgjitha organeve posaçërisht ka të bëjë me libidonë e femrave. Pos marrjes së kësaj vitamine me ushqim, mund ta merrni edhe në formë suplementesh.

Citruset, speci i kuq, brokoli dhe fiku duhet të jenë në menynë tuaj kurdo që të keni rastin, transmeton Telegrafi.

Xhenxhefili

Ndikimi shërues i xhenxhefilit shumicës i është i njohur. Xhenxhefili ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe nxit qarkullimin e gjakut.

Ky artikull shërues i cili përdoret në forma të ndryshme bën pjesë ndër 10 artikujt më të shëndetshëm në botë dhe ka cilësi kundërinflamatore dhe antiseptike, është i mirë për traktin digjestiv por ndikon edhe në forcimin e përqendrimit.

Mjedra

Mjedra ia kthen trupit energjinë. Këta artikuj të pasur fitokimikë përmirësojnë qarkullimin e gjakut dheforcojnë enët e gjakut.

Janë shumë të dobishme për forcimin e pasqyrës së gjakut, libidosë dhe qëndrueshmërisë seksuale.

Bademi

Veç tjerash, rekomandohet edhe te problemet me impotencën.

Bademi forcon zemrën dhe rregullon nivelin e kolesterinës, meqenëse është i pasur me magnez, niacin, bakër, vitaminën E dhe hekur, u rekomandohet njerëzve të cilët e kanë të dobët afshin seksual. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)