LAJMI I FUNDIT:

Si ta kuptoni nëse dikush është narcisit vetëm me një pyetje? (Video)

Si ta kuptoni nëse dikush është narcisit vetëm me një pyetje? (Video)

Nëse dyshoni se një person i caktuar është narcisit, atëherë vetëm pyeteni.

Sipas një videoje të prodhuar nga The Science of Us, nevojitet vetëm një pyetje e thjesht për të kuptuar se cili nga miqtë tuaj e dashuron me të vërtetë vetëm vetveten, transmeton Telegrafi.


Ata sugjerojnë t’ua boni personave këtë pyetje: “Në çfarë mase pajtohesh apo nuk pajtohesh me këtë deklarim: Unë jam narcisit”.

Siç duket kjo pyetje mbështetet në faktin se një narcisit i vërtetë vështirë se do të mendojë që narcisizmi i tyre është një gjë e keqe.

Brad Bushman, bashkautor i një studimi rreth narcisizmit dhe profesor i komunikimit dhe psikologjisë, tregon se personat që janë të gatshëm të pranojnë se janë më narcisit se të tjerët, atëherë mundësitë janë të mëdha që kjo është e vërtetë.

Kjo metodë për të zbuluar se a është dikush narcisit merr shumë më pak kohë sesa metoda e krijuar nga Robert Raskin dhe Howard Terry në vitin 1979. /Telegrafi/