LAJMI I FUNDIT:

Si ta fitoni një trup veror: Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë ta arrini këtë

Si ta fitoni një trup veror: Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë ta arrini këtë

Tanimë që jemi futur në muajin qershor, shumë njerëz kanë filluar të mendojnë për plane të ndryshme se si ta fitojnë një trup në formë brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Përderisa është e zakonshme të zvogëlohet sasia e kalorive që i konsumoni dhe t’i ktheheni palestrës për pak javë, ju gjithashtu është e rëndësishme që të keni kujdes edhe me ushqimin që e konsumoni, transmeton Telegrafi.


Nëse hani ushqime të shëndetshme të cilat ju ngopin më shumë, dhe i përmbaheni një stili të shëndetshëm të jetesës duke bërë rregullisht ushtrime fizike, ju do të keni më shumë mundësi ta fitoni një trup të formësuar brenda një kohe të shkurtër kohore.

Prandaj, duke i marrë parasysh këto, Telegrafi ju sjellë disa nga ushqimet e shëndetshme të cilat do t’ju ndihmojnë në përmbushjen e qëllimit tuaj:

Patatet e ziera

Patatet e ziera janë burim i mahnitshëm i vitaminës C, kaliumit dhe vlerave tjera ushqyese. Gjithashtu, patatet e ziera nuk përmbajnë thuajse fare yndyrë dhe ju ngopin shumë më shumë sesa ushqimet tjera me sasi të lartë të karbohidrateve.

Vezët

Vezët janë tejet të pasura me vlera ushqyese, përmbajnë sasi të lartë të proteinave – dhe një vezë e madhe i përmban të gjitha 9 llojet esenciale të amino acideve.

Ngrënia e vezëve për mëngjes mund ta zvogëlojë sasinë e ushqimit që e konsumoni gjatë ditës.

Peshku

Peshqit përmbajnë shumë acide yndyrore omega-3, të cilat janë yndyra esenciale që duhet të fitohen nga ushqimi.

Mishi

I pasur me sasi të lartë të proteinës, një drekë me sasi të lartë të proteinave mund t’ju ndihmojë të hani më pak në mbrëmje. /Telegrafi/