LAJMI I FUNDIT:

Si ta dyfishoni fuqinë e memories brenda vetëm 40 ditëve?

Si ta dyfishoni fuqinë e memories brenda vetëm 40 ditëve?

Ndjenja e panikut kur e kuptoni se keni harruar diçka, padyshim se është e tmerrshme. Sidoqoftë, tani studimet e reja tregojnë se këto ndjenja të tmerrshme mund të largohen vetëm nëse keni vullnet dhe kohë për të praktikuar

Sipas “Science Daily”, hulumtuesit nga Neuron’ kanë raportuar se pas 40 ditëve me sesione trajnimi 30-minutëshe, individët e kishin dyfishuar kapacitetin e memories.


Pas katër muajve, pa ndonjë trajnim ekstra, performanca e tyre e mbajtjes në mend kishte qenë prapë e lartë, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësve të këtij studimi u ishte dhënë një listë me 72 fjalë dhe u ishte kërkuar të mbanin në mend aq më shumë emra që mundeshin.

Para trajnimit ata kishin qenë të aftë t’i rikujtonin mesatarisht 26 fjalë, ndërsa pas trajnimit kishin qenë të aftë t’i rikujtonin 62.

Atletët e memories – personat të cilët mund të mbajnë në mend një kuti me letra bixhozi sipas renditjes brenda pak sekondave apo t’i përshtatin qindra fytyra me emrat përkatës – sugjerojnë që t’i nënshtroheni këtij trajnimi, pasi që të njëjtën gjë e praktikojnë edhe ata.

Ekspertët e quajnë këtë “loci training”, ku një listë e informacioneve ndërlidhen me një vend të caktuar në mendjen tuaj. Pra, ju mund ta imagjinoni dhomën tuaj të fjetjes dhe t’i renditni përgjatë dhomës fjalët që iu janë dhanë.

Kjo është ndër strategjitë më të mira për përmirësimin e memories, ndërsa janë mundësia juaj e vetme nëse nuk dëshironi që asnjëherë ta harroni ndonjë datë, emër apo takim. Filloni të praktikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori