LAJMI I FUNDIT:

Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?

Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?

12 muajt e parë mund të jetë periudha më dinamike e jetës së njeriut. Ndryshimet rrënjësore gjenden në të gjitha fushat e zhvillimit

• zhvillimi fizik: pjesa më e madhe e të porsalindurve dyfishojnë peshën e tyre gjatë 6 muajve të parë duke marrë nga 14.2 gram deri 28.4 gram në ditë. Midis 9-12 muaj pesha e tyre trefishohet nga ajo që kishin në lindje. Deri në 12 muaj pjesa më e madhe e bebeve janë zgjatur me rreth 25.4 cm nga gjatësia që kishin në lindje;


• zhvillimi psikik, zhvillimi i procesit me ndihmën e të cilit të porsalindurit zhvillojnë aftësitë e tyre për të mësuar. Bebet fillojnë të njohin dhe të reagojnë ndaj personave te afërt dhe fillojnë të kuptojnë se janë rrethuar nga persona dhe objekte.

• zhvillimi emocional dhe social – gjatë muajit të parë bebet shprehin emocionet e tyre me të qara, shprehje në fytyrë dhe qëndrimin e tyre. Rreth moshës 4 muaj, bebet mësojnë të buzëqeshin dhe të belbëzojnë dhe mund edhe të përqafojnë personat që i marrin në krahë, transmeton Telegrafi.

Kur janë rreth 5 muajsh ata tregojnë qartë preferencat e tyre për personat që duan dhe gjatë muajve në vazhdim tregojnë shenja protestash në momentin që ndahen nga prindërit ose familjarët.

Një marrëdhënie shumë e lidhur midis bebit dhe prindërit të tij shërben si një themel i fortë për marrëdhënien e ardhshme, ato mësojnë t’i duan prindërit dhe të kenë besim tek ta.

• zhvillimi i të folurit – truri i bebit është shumë receptiv për informacionet e reja. Rreth moshës 3-6 javë ato zhvillojnë tinguj të caktuar për të treguar nevojat e tyre specifike si gjumi ose urinë. Rreth 3-4 muaj fillojnë të belbëzojnë dhe të buzëqeshin duke vazhduar t’i përmirësojnë dhe t’i pasurojnë gjatë gjithë kohës me tinguj të rinj.

Deri 6 muaj, pjesa më e madhe e bebeve kanë mësuar të gjithë tingujt e ndryshëm dhe baze të gjuhës së tyre, ose të gjuhës që dëgjojnë ditë për ditë. Në fund të vitit të parë pjesa më e madhe e bebave mund të thonë disa fjalë të ndryshme si mama, baba.

• zhvillimi motorrik – lëvizjet e bebit përmirësohen ditë për ditë dhe kontrollohen më mirë ose kryhen me dëshirë me kalimin e kohës dhe me zhdukjen e reflekseve të lindura. Kështu që bebushi do të jetë mjaft fleksibël dhe i koordinuar që rreth 6 muaj të fus në gojë gishtat e këmbëve dhe mjaft i fort për të qëndruar ulur pa mbështetje. 10 muajsh, pjesa më e madhe e bebeve qëndrojnë në këmbë pavarësisht se kanë nevojë për ndihmë.

Kontrollet mjekësore gjatë vitit të parë të jetës duhen bërë një herë në dy javë gjatë dy muajve të parë dhe pastaj një herë në muaj deri 12 muajsh.

Kur duhet të shqetësohemi për rritjen dhe zhvillimin e bebit?

Duhet diskutuar me mjekun në momentin që bebushi nuk rritet sipas mesatares së moshës së vetë. Pavarësisht kësaj duhet patur parasysh se çdo fëmijë ka ritmin e vetë të zhvillimit. Ka fëmijë që për shembull fillojnë belbëzojnë shumë shpejt duke pasur një koordinim shumë të mirë sensorial dhe motorrik. Probleme shfaqen në momentin që një bebush fiton një aftësi dhe më pas e humb. Në këto raste duhet kontaktuar mjeku.

Një rast tjetër kur duhet kontaktuar mjeku është në momentin që bebushi nuk reagon te zëri i prindërve ose ndaj zhurmave të forta, atëherë ai mund të ketë probleme me dëgjimin.

Megjithatë, çdo herë qe kryhen vizitën e radhës së bebushit mos hezito të diskutosh mbi çdo temë që mund të të shqetësojë ty në lidhje me shëndetin e tij.

Si mund të ndihmoj unë zhvillimin e bebit gjatë vitit të parë të jetës?

Mund të ndihmosh bebin të ketë një zhvillim të shëndetshëm duke i siguruar ambient familjar të shëndetshëm dhe të dashur. Prindërit duhet të ndjekin me kujdes reagimet dhe ndryshimet e fëmijëve në mënyrë që të gjejnë mënyra të përshtatshme për t’iu përgjigjur.

Duhet të lejosh fëmijën të eksplorojë. Gjithmonë duhet të jesh aty për ta vëzhguar por të respektosh kuriozitetin e fëmijës sepse duke eksploruar ai zbulon botën dhe mëson gjëra të reja. Kjo do ta ndihmojë të zhvillojë vetëbesimin dhe aftësitë e reja, të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim normal, shkruan mami-ime. Bebushët në përgjithësi kalojnë natyrshëm nga një fazë te faza tjetër si për shembull nga buzëqeshja tek e qeshura.

mom and baby playing

Gjatë vitit të parë mund të vihen re zhvillime në 5 fusha kryesore:

• zhvillimi fizik – është veçanërisht më e zhvilluar gjatë vitit të parë të jetës. Siç e kemi thënë pjesa më e madhe e bebave trefishojnë peshën e tyre në fund të vitit të parë;

• zhvillimi i aftësisë për të mësuar. Bebat fillojnë duke njohur personat e familjes. Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e kujtesës ato kuptojnë se edhe në rast se personat vazhdojnë të ekzistojnë edhe nëse ata nuk i shohin;

• zhvillimi emocional dhe social – fillon me krijimin e lidhjeve të forta midis bebit dhe prindërve. Në momentin që i përkushtohet me dashuri, pjesa më e madhe e bebeve fillojnë të reagojnë dhe të komunikojnë në mënyra të ndryshme me të tjerë. Në periudhën e 12 muajve pjesa më e madhe e tyre janë shumë shprehës dhe janë shumë të lidhur me prindërit ose me njerëz të tjerë që kanë afër. Shumë bebe kanë një problem emocional në momentin që ndahet nga prindërit;

• zhvillimi i komunikimit – komunikimi shfaqet njëkohësisht me zhvillimin e trurit. Fëmijët fillojnë të komunikojnë me ndihmën e tingujve pastaj vazhdojnë me belbëzime dhe kur janë një vjeç arrijnë të thonë disa fjalë të thjeshta.

• zhvillimi motorik – përparon me vazhdimin e rritjes dhe të zhvillimit të trurit, nervave dhe muskujve. Me zhvillimin e lëvizjeve të cilat bëhen më të kontrolluara reflekset e lindura zhduken.

Pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e bebeve fitojnë aftësi të caktuara në një moshë të caktuar duhet nënvizuar se zhvillimi është individual. Shumë fëmijë kanë tendencën të regjistrojnë zhvillime më të mira në një fushë, si për shembull thonë mama shumë shpejt por çohen në këmbë më vonë. /Telegrafi/