LAJMI I FUNDIT:
Fun

Si reagojnë njerëzit rreth e rrotull botës kur iu thonë se janë të bukur (Foto)

Si reagojnë njerëzit rreth e rrotull botës kur iu thonë se janë të bukur (Foto)

Mehmet Genç ka zgjedhur të na tregojë bukurinë e një buzëqeshjeje përmes një shkrepjeje. Ai është një fotograf nga Turqia, që udhëton nëpër botë, dhe me aparat në dorë memorizon disa nga pamjet më të bukura.

Por cila është ajo gjë që e bën pak më të veçantë se fotografët e tjerë? Mehmet i thotë çdo njeriu që takon në udhëtimin e tij se është i bukur. Si reagojnë ata? Sigurisht duke buzëqeshur.


Atëherë, ai me një shkrepje e bën çastin vërtet të bukur. Bukuria fundja është kudo rreth nesh, mjafton të mbajmë sytë hapur dhe të shohim. Kudo.

Mehmet Genç ishte i punësuar në një kompani për 6 vite me radhë, derisa një ditë reflektoi se duhet të bënte diçka që vërtet pëlqente. Të fotografonte dhe të udhëtonte në të gjithë botën. /revistaclass.al/

1

2

3

4

5

6

7

8