LAJMI I FUNDIT:

Si punojnë zëdhënësit e ri qeveritar sipas gazetarëve në Maqedoni

Si punojnë zëdhënësit e ri qeveritar sipas gazetarëve në Maqedoni

“EMagazin” ka realizuar një anketë me gazetarët e mediumeve të ndryshme, të cilët janë përgjigjur në pyetjet se si e vlerësojnë qasjen, shpejtësinë dhe cilësinë e informacioneve që kërkojnë nga zëdhënësit e ri të ministrive, qeverisë, komunave dhe institucioneve tjera shtetërore.

Në përgjithësi gazetarët për momentin janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me zëdhënësin e qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke theksuar se deri tani është i shpejtë në dhënien e informacioneve, ndërsa disa gazetarë thonë se Boshnjakovski tenton ta paraqesë qëndrimin e tij personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gazetarët në përgjithësi janë të kënaqur edhe me zëdhënësit të cilënt vijnë nga sektori ekonomik. Vërejtje kanë për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për shkak të procedurave të cilat kërkohen nga këto ministri, ndërsa vonohen edhe përgjigjet.

Ata përshëndesin bashkëpunimin me zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe personat të angazhuar për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes.

Komunikim i shkëlqyer siç thonë gazetarët, ka edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe të Kulturës.

Për gazetarët është problematike të merren informacione nga gjykatat dhe Prokuroria Shtetërore. Ndërsa më vështirë është të punohet me personat përgjegjës për marrëdhënie me publikun nëpër komuna./Telegrafi/