LAJMI I FUNDIT:

Si në filma aksion: Tentoi të ikë nga policia me veturë, por e pësoi keq (Video)

Si në filma aksion: Tentoi të ikë nga policia me veturë, por e pësoi keq (Video)

Një i ri derisa po ikte nga policia me veturë, për pak sa nuk e humbi jetën me mënyrën e ngasjes së pakontrolluar nëpër qytet.

Videoja e filmuar në Louisiana të Shteteve të Bashkuara, shfaq momentin dramatik të ndjekjes mes policisë dhe një burri që po ikte me një veturë për terrene malore, transmeton Telegrafi.


Shoferi i veturës duke dashur me çdo kusht të ikë nga policia, kishte dalë nga rruga dhe në një moment i kishin rrëshqitur rrotat në bari duke u përplasur në një shenjë komunikacioni, për të përfunduar duke fluturuar mbi një veturë tjetër.

Siç raporton CNN, çuditërisht askush nuk është lënduar në këtë incident, kurse i dyshuari është arrestuar nga policia. /Telegrafi/