Ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme njëkohësisht në shëndetin mendor. Të paktën kështu thonë ekspertët.
“Ndryshimi i klimës është edhe shkaku kryesor për krizat nervore dhe sa më i shpeshtë të jetë, i përkeqëson më shumë ato”, thotë Dr.Lise Van Susteren, një psikiatre, anëtare e bordit këshillues në Qendrën për Shëndetin dhe Mjedisin Lokal, si dhe në Universitetin e Harvard.
Ekspertë nga organizata shëndetësore publike dhe universitete të ndryshme kanë zhvilluar një studim lidhur me impaktin e ndryshimeve klimaterike në shëndetin mendor.
Rritja e temperaturave dhe reshjet ekstreme të shiut janë të lidhur ngushtë me rritjen e nivelit të konflikteve mes njerëzve dhe grupeve.
Dhe këtë lidhje mes rritjeve të temperaturave dhe agresionit, ata e shpjegojnë me faktin se temperaturat e larta, rritin adrenalinën në trup, e cila mund të bëjë që të jeni më agresiv.
Ekziston edhe një “lidhje” mes rritjes së nivelit të ndotjes (që mund të shkaktohet nga rritja e temperaturave) dhe rritjes së rrezikut për problemet mendore.
Kur një person frymon ajër të ndotur, ai ajër mund të dëmtojë nervin e nuhatjes dhe mund të shkaktojë inflamacion nervor.
Inflamacioni nervor është i lidhur me çrregullime për të gjitha moshat, duke përfshirë sëmundjen Alzhemier dhe problem në të mësuarit e gjërave, memorie, perceptim dhe zgjidhjen e problemeve.
Sipas këtij studimi, kur gratë shtatzëna ekspozohen ndaj ndotësve të ajrit, fëmijët e tyre kanë shumë gjasa të kenë simptomat e ankthit dhe depresionit.
Të gjithë studiuesit qëndronin në të njëjtën linjë, duke theksuar se duhen marrë masa për ndryshimet klimatike, pasi nëse nuk merren, do të ketë efekte shumë negative në shëndetin mendor të fëmijëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin