LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon Hëna në gjumë

Si ndikon Hëna në gjumë

Studimet e fundit sugjerojnë se Hëna mund të ndikojë në disponim, në peshën trupore dhe në gjumë.

-->

Shkencëtarët nga Suedia kanë zbuluar se ndryshimet e Hënës mund të shkaktojnë ndryshime në cilësinë e gjumit. Ndonjëherë Hëna do të shkaktojë që gjumi juaj të mos jetë i thellë si zakonisht dhe të flini më pak.

Shkencëtarët kanë zbuluar se, gjatë hënës së plotë, një numër i madh i njerëzve gjatë gjumit bëhen më të ndjeshëm ndaj tingujve dhe flenë rreth 25 minuta më pak. Gjatë hënës së plotë, faza REM (Rapid Eye Movement – Lëvizja Rapide e Syve) e gjumit mund të zgjatet për madje 30 minuta.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë vënë re ndryshime në gjumë tek pjesëmarrësit të cilët duhej ta plotësonin një pyetësor me pyetje për shprehitë e përgjithshme të jetesës dhe shëndetit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ndryshimet e Hënës mund të shkaktojnë ndryshime hormonale tek njerëzit.

Rezultatet e anketës treguan se shumicës së pjesëmarrësve gjatë Hënës së plotë u duhen mesatarisht 5 minuta më shumë për t’i zënë gjumi.

Në trupat e pjesëmarrësve kishte rënë niveli i melatoninës, një hormon ky që ndikon direkt në gjumë.

Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk janë të mbështetur me dëshmi të mjaftueshme për t’u konsideruar të besueshme.

Shkencëtarët sugjerojnë që gjithmonë ta ruani ritmin normal të gjumit i cili do të mundësojë që trupi juaj të jetë më pak i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të Hënës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori