LAJMI I FUNDIT:

Si mund të shkaktojë pagjumësia vetëvrasjen

Si mund të shkaktojë pagjumësia vetëvrasjen

Problemet e pagjumësisë mund të jenë shenja të hershme të përforcimit të mendimeve për vetëvrasjeve tek adoleshentët e rritur.

Pasi që gjumi është një barometër i mirëqenies dhe ndikon direkt në mënyrën se si do të ndjeheni gjatë ditës së nesërme, ekspertët besojnë se gjumi i dobët mund të mos krijojë qëndrueshmëri emocionale gjatë periudhave nën stres dhe nuk mund ta rregullojë disponimin tonë – gjë e cila i përforcon mendimet e individit për të kryer vetëvrasje.


Këtë konstatim shkencëtarët e kanë arritur pasi i kanë studiuar 50 studentë universitarë, të gjithë të moshës 18 deri 23 vjet. Të gjithë prej tyre kishin pasur histori të përpjekjeve për vetëvrasje ose së fundmi kishin filluar të kenë mendime për të kryer vetëvrasje.

Sipas ekspertëve, problemet e pagjumësisë kishin qenë shenja kryesore paralajmëruese e përforcimit të mendimeve për vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori