LAJMI I FUNDIT:

Si merren antibiotikët?

Si merren antibiotikët?

Shërimi me antibiotikë zgjat më së paku 5 deri në 7 ditë (në rast të inflamacionit të mushkërive më gjatë). Antibiotikët ndikojnë disa orë apo disa ditë, varësisht nga infeksioni. Terapia nuk bën të ndërpritet pas përmirësimit të parë të gjendjes, sepse është e mundshme që infeksioni kërpudhor të kthehet.

Antibiotikët patjetër duhet të merren çdo ditë në intervale të caktuara kohore, me ujë apo me çaj. Antibiotikët nuk bën të merren me prodhime qumështi, sepse e zvogëlojnë ndikimin e tyre.

Prodhimet e qumështit mund të konsumohen, por vetëm në mesin e intervalit kohor të antibiotikëve.


Këto barna nuk i shkatërrojnë vetëm bakteret e rrezikshme, por edhe ato të dobishmet, siç janë bakteret në gavrën e gojës dhe në zorrë. Kjo çon në çrregullimin e florës së zorrëve, andaj shpesh shfaqet diarreja.

Antibiotikët të cilët çojnë në shfaqjen e diarresë janë ata të spektrit të gjerë: ampicilina, amoksicilina, cefalosporina.

Gjatë terapisë këshillohet marrja e probiotikëve, si mbrojtës të florës së zorrëve.

Është me rëndësi të thuhet që disa antibiotikë janë fotosensitivë. Kjo domethënë që përdorimi i tyre dhe ekspozimi ndaj diellit do të çojnë në ndryshim alergjik të lëkurës.

Edhe pse antibiotikët janë të patjetërsueshëm për disa sëmundje, ata mund të jenë edhe të dëmshme për organizmin.

Në të vërtetë, antibiotikët e përdorur përmes gojës arrijnë në gjak pasi absorbohen në zorrën e hollë.

Megjithatë, problemi është se e gjithë përbërja e antibiotikut nuk absorbohet në zorrën e hollë, por një pjesë kalon edhe në zorrën e trashë, ku nuk mund të absorbohet.

Aty antibiotikët mund të qëndrojnë deri në dy javë, ndërsa për këtë kohë jo vetëm që vrasin mikroflorën normale (të dobishme) të organizmit, por mundësojnë edhe zhvillimin e baktereve të cilat janë rezistente në ato antibiotikë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori