Në vitin 2012, Smith ka treguar që mbretëresha mban gjithmonë me vete një pasqyrë, buzëkuq, stilolapls, disa mente dhe syzet për të lexuar.

Të dielave ajo merr dhe disa fatura të vogla “të palosura me kujdes” për t’i dhënë si ofertë në kishë, por mesa duket, çanta përdoret, më shumë sesa për çdo gjë tjetër, si një mënyrë për t’i dërguar sinjale stafit të saj.

“Do ishte shumë e frikshme nëse je duke folur me Mbretëreshën dhe sheh që ajo ndryshon dorën e çantës”, ka thënë historiani Hugo Vickers për People.

Ky është një sinjal që Mbretëresha përdor për t’i treguar stafit të saj që ajo është gati ta mbyllë bisedën aktuale.

Megjithatë, ti mund të mos e kuptosh që kjo po ndodh, ata janë diskretë. “Mund të bëhet me shumë mirësjellje”, thotë Vickers, shkruan revista class. “Dikush do vijë dhe do të thotë…Zotëri, Arkbishopi i Canterbury-t do donte shumë t’ju takonte.”

Të tjera sinjale që përdor Mbretëresha Elizabeth?

Sipas Telegraph, nëse ajo vendos çantën e saj mbi tavolinë në darkë, do të thotë që ajo do që aktiviteti të mbyllet brenda pesë minutash. Dhe nëse e vendos çantën në dysheme, tregon që nuk po i pëlqen biseda dhe do të shpëtohet nga shoqëruesja e saj.

Por Vickers thotë që veprimi më dramatik i të gjithëve është rrotullimi i unazës, që tregon që stafi i saj duhet ta shpëtojë menjëherë.

/Telegrafi